Flash News

Rajoni

Pas kritikave, Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Pas kritikave, Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie për

Komuna e Tetovës ka vendosur që nesër më 1 dhjetor të shpallet ditë zie në nder të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në 26 nentor në Itali dhe u varros sot në vendlindjen e tij, në Tetovë.

Vendimi, i cili duket se u mor gjatë një mbledhjeje online, erdhi pas kritikave për mungesën e një dite zie pas vdekjes së artistit.

“Nesër, 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës shpall ditë zie në gjithë territorin e saj. Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe muzikën në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës.

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, kritikoi udhëheqësit lokalë për mënyrën se si u trajtua nderimi ndaj Kasapit pas vdekjes.

Këngëtari u përcoll sot për në banesën e fundit, ku u nderua nga familjarët, miqtë dhe fansat e tij.

Të fundit