Flash News

Rajoni

Pasi u paralajmërua një marrëveshje me Kosovën, Lajçak shkon në Serbi për të takuar Vuçiç

Pasi u paralajmërua një marrëveshje me Kosovën,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Deri më tani dihet që takimi do të zhvillohet në orën 18:30, por jo temat e diskutimit dhe nëse do të ketë një komunikim për medoat.

Takimi vjen një ditë pas Samitit të Procesit të Berlinit, nga ku u artikulua se një marrëveshje Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve nuk është e largët.

Pas samitit, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç bëri me dije se kishte takuar Lajçak dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku kishin diskutuar për çështjen e targave.

Plani aktual i qeverisë së Kosovës është që procesi i riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës) të kryhet në tri faza, në të parën paralajmërohen shoferët, në të dytën mund të paguajnë gjoba prej 150 eurosh, ndërsa, në të tretën do të lëshohen targat e provës.

Të fundit