Flash News

Rajoni

Peach i shqetësuar nga tensionet në veri të Kosovës: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për asociacionin

Peach i shqetësuar nga tensionet në veri të Kosovës: Hidhni

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach ka thënë se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të merret si kërcënim nga ana e Kosovës.

Ai theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes palëve, përfshirë atë për asociacionin. Në një intervistë për “KOHËN” Peach deklaroi se “realiteti i ri i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë përparimin në dialog me urgjent”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje [Asociacioni] nuk duhet parë si koncesion, as si kërcënim për Kosovën. Përkundrazi, kjo do të tregonte se Kosova është pjesëmarrëse konstruktive në dialog se, duke u bazuar në të dhënat e saj si qytetare e mirë globale, ajo është duke përmbushur angazhimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë edhe në kontekstin e të drejtave të pakicave”, ka thënë ai.

Sipas Peachit, asociacioni nuk ka të bëjë me një “Republika Srpska” të ngjashme me atë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Se si duket Asociacioni varet nga palët në dialog. Është gjithashtu e rëndësishme që palët të ndryshojnë narrativën dhe të hedhin poshtë disa nga mitet e ‘Republica Srbska’ që e kanë bërë idenë e një Asociacioni një çështje kaq toksike. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shkoi deri diku për të thënë atë se nuk ishte e mundur sipas legjislacionit ekzistues; megjithatë, tregoi gjithashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në tërësi nuk ishte kundër Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Peach.

Duke folur për barrikadat e ngritura në veri të Kosovës në korrik, Peach u shpreh i shqetësuar ndërsa theksoi se “potenciali për dhunë në atë kohë ishte veçanërisht i lartë”.

Peach është shprehur bindshëm se Britania kundërshton çfarëdo lloj shkëmbimi territoresh apo përpjekje për ta ndarë këtë pjesë të Kosovës.

 

Të fundit