
Flash News
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
Durrës/ Morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 autorët
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që mbështetet nga Lidhja Social-Demokrate, nuk beson se vendi do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç deklarojnë shumë përfaqësues të partive tjera politike.
“Me bllokadën bullgare dhe, për fat të keq, me konsensusin e plotë që është ende i vlefshëm dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë në kuadër të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj me konsensus, kam frikë se nesër Bullgaria mund sërish të përsërisë veton ndaj Maqedonisë së Veriut”, thotë Pendarovski në një intervistë për Radion Evropian e Lirë.
Kandidati për president që mbështetet nga Lidhja Social-Demokrate dhe shumë parti tjera më të vogla dhe organizata joqeveritare, si problem shqetësues për Maqedoninë e Veriut e thekson humbjen e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor, vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore që lanë të lirë mbi 200 ish-zyrtarë të lartë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
“Fatkeqësisht, në vitin e fundit nuk kemi bërë ndonjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe këtu mendoj se vlerësimi është absolut, edhe në opinionin e gjerë, edhe në Bruksel, edhe në Shkup, se këtu kemi dështuar më së shumti”, thotë Pendarovski.
Duke folur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski thotë ai nuk është në nivelin që ishte në vitin 2018 kur u mbajt referendumi për çështjen e emrit.
“Kjo nuk do të thotë se sot nuk kemi ndikim rus, i cili vjen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Vitin e kaluar kemi pasur disa sulme të rënda kibernetike ndaj institucioneve vitale... megjithatë, ende nuk është në nivelin që ishte më 2018 dhe 2019”, thotë Pendarovski.
Ai në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill, e në veçanti në rundin e dytë që do të mbahet më 8 maj, pret votat e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Pendarovski, në fushatën tuaj për president e keni një narrativë se në mandatin që po kalon “nuk keni bërë asnjë gabim strategjik” edhe pse, nga ana tjetër, në fjalimin tuaj të fundit vjetor në Kuvend deklaruat se “nuk jeni pa mëkate” dhe se ndoshta duhet të kishit vepruar ndryshe kur merrnit disa vendime. Për cilat vendime në veçanti nuk jeni të sigurt dhe mendoni se mund të keni bërë një gabim?
Stevo Pendarovski: Këtë tezë që e përmendni nga fjalimi vjetor, e bazoj në mitingjet me qytetarët në kuadër të fushatës. Së pari, ne nisemi nga supozimi se nuk ka asnjë person që është pa mëkat. Sigurisht, çdo person i gjallë ndonjëherë bën gabime. Megjithatë, ndryshimi në dy tezat që përmendni është se unë them që nuk kam bërë një gabim strategjik, një gabim i madh që do ta kthente vendin prapa.
Nuk e kam problem ta them para publikut të gjerë dhe e kam thënë, ka pasur disa momente që mund të kisha vepruar ndryshe. Një nga ato momente është çështja e vetingut apo kontrollit të pasurisë së zyrtarëve, në radhë të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilën jam angazhuar në vitin 2016 si titullar në njësinë e parë të zgjedhur dhe në fund dëgjuam partnerët tanë strategjikë nga Brukseli dhe nuk e bëmë atë proces.
Duke parë rezultatet sot, pas 7-8 vjetësh, që nga viti 2016, zgjedhjet parlamentare dhe besimin e qytetarëve që është afër zeros në sistemin gjyqësor, mendoj se duhej ta kisha, edhe pse nuk kam qenë në pozicion për të vendosur - nuk isha as kryeministër i asaj kohe, as president - mendoj se duhej të ishim më këmbëngulës dhe të thoshim, pavarësisht përvojave negative që na thanë nga Shqipëria në atë kohë.
Do të ishte më mirë të kishim një të tretën, siç ndodhi në Shqipëri, të gjyqtarëve të verifikuar dhe me dinjitet, të cilët do të dinë të gjykojnë në mënyrë të paanshme, në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, sesa të kishim sot një strukturë gjyqësore në të cilën, për fat të keq, qytetarët janë dyshues ndaj të gjithëve.
Edhe pse, sigurisht, shumica e njerëzve atje janë të ndershëm, punojnë me rrogë dhe janë profesionistë, disa prej tyre profesionistë të lartë, por, thjesht është krijuar perceptimi se nuk kanë mbetur gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, të cilët gjykojnë, apo gjykojnë vetëm sipas diktatit të qendrave të pushtetit politik dhe ekonomik.
Radio Evropa e Lirë: Sa reale janë premtimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030?
Stevo Pendarovski: Nëse do të më kishit pyetur para bllokadës bullgare, të cilën askush në Evropë nuk e priste, jo vetëm ne këtu në Maqedoni (të Veriut), do t'ju kisha thënë se ishte shumë larg. Kjo sepse që nga viti 2005 praktikisht kemi përgatitur ekipe në Sekretariatin për Integrime Evropiane dhe në të gjitha ministritë, të cilat deri më tani nuk e di se sa prova të tilla gjenerale kanë bërë në kapituj të ndryshëm, tani grupe. Dhe, isha i sigurt se shumë përpara kësaj date do të kalonim të gjithë procedurën. Edhe me ratifikimin në fund të atyre protokolleve, të cilat në çdo shtet anëtar zgjasin rreth një vit, një vit e gjysmë.
Megjithatë, me bllokadën bullgare dhe për fat të keq, me konsensusin e plotë që është ende i vlefshëm dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë në kuadër të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj me konsensus, kam frikë se nesër mund të ketë një Bullgari të re që sërish mund të përsërisë veton për nuk e di çfarë... ose të gjejë ndonjë justifikim, që nuk bazohet as në fakte, për të na bllokuar.
Problemi i zgjerimit evropian është se mosmarrëveshjet dypalëshe, për fat të keq, për shkak të mënyrës se si merren vendimet në BE për pranimin e anëtarëve të rinj, janë bërë pengesa kryesore për zgjerimin evropian, dhe kjo shihet edhe në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Radio Evropa e Lirë: Në mandatin që keni pasur, në disa raste keni vënë në dukje ndërhyrjen ruse në punët e brendshme të vendit. Sa real është ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut?
Stevo Pendarovski: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut në dy vjetët e fundit që kur ata filluan pushtimin e tyre të paligjshëm të Ukrainës, nuk është në nivelin që ishte në shtatorin e vitit 2018. Ndikimi ose ndërhyrja më e lartë ruse në punët e brendshme ishte në shtator të vitit 2018, kur patëm referendumin për çështjen e emrit
Dhe ndikimin më të madh rus, në rreth 10 vjetët e fundit, e patëm gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2019-ës, kur ata kishin një favorit të qartë mes kandidatëve për president në atë kohë dhe qartë ishin kundër meje, natyrisht, si një kandidat anti-rus apo properëndimor, siç thoshin.
Kjo nuk do të thotë se sot nuk kemi ndikim rus, i cili vjen më së shumti përmes rrjeteve sociale. Ju e dini se në vitin e kaluar kemi pasur disa sulme të rënda kibernetike ndaj institucioneve vitale, institucioneve të ndryshme, madje edhe në zyrën e presidentit në dy raste, në banka, në agjenci që kanë dosje për qytetarët e Maqedonisë (së Veriut).
Megjithatë, e përsëris, ende nuk është në nivelin që ishte më 2018 dhe 2019. Ndoshta në periudhën e ardhshme do të intensifikohet, pasi do të shkojmë më 8 maj dhe në rundin e dytë, në rundin vendimtar, duhet të them, si për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për ato parlamentare. Por që ekziston - ekziston, që ju keni të preferuarit tuaj në skenën politik këtu, është e qartë. Është e qartë se në Maqedoni (të Veriut) ka parti politike me orientim pro-rus, siç kemi parti pro-perëndimore dhe pro-ruse. Kujdes, nuk e kam fjalën për spiunë dhe spiunazh që paraqet vepër penale.
Radio Evropa e Lirë: Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, nëse hyni në raundin e dytë, a prisni mbështetje politike nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim?
Stevo Pendarovski: Unë pres vota nga të gjitha bashkësitë etnike, por asnjëherë nuk kam ndërmend të flas me liderët politikë për vota. Për mua kjo do të ishte e pandershme, është nënçmim për qytetarët maqedonas t'u thuash, tash ti voto atë kandidat, tash m’i jep mua votat. Marrja e dhënia bëhet vetëm me gjësende dhe jo me njerëz të gjallë./ REL
Të fundit


Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27