Flash News

Rajoni

Pendarovski takon Sir Stuart Peach: Tejkalimi i bllokadës së negociatave, sjell stabilitet në rajon

Pendarovski takon Sir Stuart Peach: Tejkalimi i bllokadës së

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach, në kuadër të vizitës së tij dy ditore në RMV, ka zhvilluar një takim me presidentin e saj, Stevo Pendarovski.

Kabineti i presidentit maqedonas njofton se kanë shkëmbyer informacione dhe mendime lidhur me gjendjen aktuale në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Siç theksohet edhe nga kabineti, në takim është diskutuar edhe çështja e çeljes në negociatave që deri tani vijon të mbetet e pezulluar për shkak të Bullgarisë.

Mësohet se presidenti i RMV-së e ka vënë theksin te tejkalimi i bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, çka sipas tij do të sjellë më shumë stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se Bullgaria ka vendosur disa kushte kundrejt Maqedonisë së Veriut që kushtojnë jo vetëm integrimin e saj, por edhe të Shqipërisë. Qeveria bullgare kërkoi nga Shqipëria që të vijojë e vetme rrugën drejt integrimit e ndarë nga RMV.

Të fundit