Flash News

Rajoni

Për herë të parë në 14 vitet e fundit, Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE

Për herë të parë në 14 vitet e fundit, Serbia nuk do

Serbia nuk do të ketë sot një përfaqësues në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel.

Njoftimi është bërë nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel.

Vuçiç theksoi ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

Të fundit