Flash News

Rajoni

Për herë të parë, zgjidhet sot një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë, zgjidhet sot një kryeministër

Një kryeministër shqiptar do të zgjidhet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Talat Xhaferi do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Sot pritet të mblidhet Kuvendi i RMV për të miratuar qeverinë teknike. Xhaferi ka paraqitur në Kuvend edhe emrat e ministrave si edhe programin qeverisës.

Zëvendëskryeministri i parë do t’i takojë LSDM-së, Bojan Mariçiç, që mbulon edhe Çështjet Evropiane. Shqiptarët në qeverinë teknike nuk do të kenë vetëm kryeministrin, por edhe tetë ministra e zëvendësministra.

Bujar Osmani do të mbetetë ministër i Jashtëm, ndërsa Artan Grubi që mbante funksionin e Zv/Kryeministrit të Parë, do të jetë Ministër për Sistem Politik. Opozita VRMNO-DPMNE do të ketë ministrin e Brendshëm, si dhe disa ministri dhe zëvendësministra.

Qeveria teknike do të ketë si detyrë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 Majit. Së bashku me to, mbahet edhe raundi i dytë për zgjedhjet e presidentit.

Të fundit