Flash News

Rajoni

Përdornin qirinj për të kursyer energji, shtëpia përfshihet nga flakët, vdes 76-vjeçarja

Përdornin qirinj për të kursyer energji, shtëpia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Romë ku një 76-vjeçare ka humbur jetën.

Banesa e saj është përfshirë nga flakët.

Mediat italiane, shkruajnë se e moshuara e përdorte një qiri për të kursyer faturat e energjisë elektrike.

Viktima jetonte me bashkëshortin 77-vjeçar dhe djalin 51-vjeçar, të cilët arritën të shpëtonin veten.

 E moshuara vdiq teksa nuk mund të lëvizte nga shtrati, për shkak të problemeve shëndetësore.

Të fundit