Flash News

Rajoni

Perëndimi ultimatum Vuçiç: Hiq barrikadat, ose do lëmë Kurtin të sulmojë serbët

Perëndimi ultimatum Vuçiç: Hiq barrikadat, ose do

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që serbët në veri të Kosovës të heqin barrikadat brenda 24 orëve.

“Siç mësohet jozyrtarisht, ambasadorët e QUINT-it i kanë dërguar ultimatum Vuçiçit sonte në mbrëmje që të hiqen barrikadat brenda 24 orëve, sepse në të kundërtën do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët në veri të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, së fundi ka përfunduar takimin me kryeministren Ana Brnabiq dhe lidershipin ushtarak, ndërsa pas takimit me presidentin Vuçiç, gjenerali Milan Mojsiloviç ka shkuar me urgjencë në Rashkë.

Të fundit