Flash News

Rajoni

Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë

Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes
Foto Ilustruese

Sipas mediave turke, pas më shumë se tre orësh ka përfunduar takimi midis Greqisë dhe Turqisë. Delegacionin grek u largua nga Pallati Dolmabahçe, raporton “CNN greece”.

Sipas informacionit të parë, diplomatët grekë do të largohen nga Stambolli në 15:00 me kohën greke.

Në orët e ardhshme, pritet një njoftim në lidhje me rezultatin e diskutimeve dhe nëse do të ketë një raund të dytë në Athinë.

Zëdhënësi i qeverisë greke në takim Christos Tarantilis tha se qëllimi i këtij takimi ishte që të gjejnë një pikë të përbashkët ku të mund të vazhdojnë më tej bisedimet për një zgjidhje përfundimtare. 

Të fundit