Flash News

Rajoni

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, s’ka dakordësi për Asociacionin

Përfundon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, s’ka

Ka përfunduar pas tri orësh takimi në Bruksel, i pari pas atij të Ohrit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se Kosova nuk ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri.

Ai tha se nëse një draft statut i tillë nuk pranohet, atëherë është fundi i çdo negocimi apo dialogu.

“Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre.. edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin, është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është marrë vesh në 2013 e 2015, ose fundi i gjithçkaje”- deklaroi Vuçiç.

Të fundit