Flash News

Rajoni

Përkeqësimi i Covid-19 në Greqi, Atika hyn në izolim dy-javor

Përkeqësimi i Covid-19 në Greqi, Atika hyn në izolim
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi të martën një bllokim pothuajse total në rajonin më të populluar të Greqisë deri më 28 shkurt, teksa iu referua rritjes shqetësuese të shtrimeve në spital në Atikë dhe përhapjen e varianteve të reja të Covid-19 të cilat janë më të transmetueshme .

Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi të Enjten (11 Shkurt).

"Përvoja nga vala e parë e pandemisë, si dhe nga bllokimi pas pushimeve të Krishtlindjeve, tregon se sa më shpejt të zbatohen kufizimet, aq më shpejt ato do të hiqen," tha ai në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

"Kjo është arsyeja e vendimit tim sot: Të izolojmë shpërthimin Covid-19 përpara se të përhapet për t'i japim kohë sistemit tonë shëndetësor, ndërsa vaksinimet do të vazhdojnë," shtoi ai, shkruajnë mediat greke.

Gjatë bllokimit të plotë në Atikë - që përfshin Athinën - të gjitha dyqanet me pakicë dhe shkollat ​​do të mbyllen, me përjashtim të supermarketeve, dyqaneve të tjera të ushqimit dhe farmacive. Sallonet e flokëve gjithashtu do të mbyllin dyert, kurse restorantet dhe kafenetë do të lejohen vetëm të ofrojnë shërbime me vete.

Ky do të jetë bllokimi i dytë i plotë në rajon që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar. Në bllokimin e parë të plotë, qeveria vendosi kufizime për të gjithë vendin që zgjatën nga 23 Mars deri më 4 maj në një përpjekje për të ndaluar valën e parë të virusit.

Njoftimi i kryeministrit erdhi pasi Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) raportoi një rritje të infeksioneve të reja në 1,526 të Martën, nga 638 të Hënën, nga të cilët 750 ishin në Atikë.

Të fundit