Flash News

Rajoni

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Maqedonia e Veriut shpall

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e krizës në gjithë territorin, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia covid-19.

Ky vendim parashikon përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore.

Shpallja e gjendjes së krizës i mundëson qeverisë që të administrojë edhe spitalet private dhe ndërmarrjet tjera për përballjen sa më efikase të sëmundjes.

Vendimi u miratua me rekomandim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti, Stevo Pendarovski, ku gjendja epidemiologjike u vlerësua si shumë e rëndë. Gjendja e krizës do të zgjas në afat prej 30 ditëve dhe ajo nuk nënkupton edhe orë policore apo kufizim të lëvizjes.

Maqedonia e Veriut, ka regjistruar të premten 39 viktima nga Covid-19, 1237 persona të infektuar si dhe 748 të shëruar. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej dhjetë persona.  

Të fundit