Flash News

Rajoni

Përkeqësohet situata me Covid-19/ Forcohen kufizimet në Tetovë, ndalohen dasmat dhe festat

Përkeqësohet situata me Covid-19/ Forcohen kufizimet në

Pas përkeqësimit të situatës me Covid, në Tetovë janë ashpërsuar masat. Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe në koordinim me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive ranë dakord për forcimin e kufizimeve.

Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e pushimeve verore. Analizat që janë bërë ditët e kaluara nga ISHP tregojnë se virusi është përhapur kryesisht në mesin e të pavaksinuarve, mbi 90% të rasteve të reja janë qytetarë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, mbulimi me vaksinim është nën 20% në Tetovë.

Autoritet kanë vlerësuar se virusi përhapet më shpejt nga dasmat dhe festat, pasi nuk zbatohen masat në kuadër të pandemisë.

Masat e reja parashikojnë ndalimin e dasmave dhe festave të tjera në Tetovë. Gjithashtu hotelet duhet të punojnë me 30% të kapacitetit. Gjithashtu në tavolina nuk mund të ulen më shumë se katër persona. Një tjetër masë është dhe vendosja e maskës në mjediset e mbyllura dhe forcimin e kontrolleve për zbatimin e masave të reja.

Të fundit