Flash News

Rajoni

Përleshje të dhunshme në Greqi, tifozët e Dinamo Zagreb i marrin jetën 22-vjeçarit grek

Përleshje të dhunshme në Greqi, tifozët e Dinamo Zagreb i

Një ditë para ndeshjes së parë të Champions League, mes AEK dhe Dinamo Zagreb, Greqia është përfshirë nga përleshje të dhunshme mes tifozëve.

Një mbështetës grek i klubit të futbollit AEK u vra me thikë gjatë natës. 22-vjeçari u shtrua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Tetë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre tre tifozë grekë dhe 5 tifozë kroatë.

Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, jashtë stadiumit ku sot do të luhej sfida. Përleshjet e dhunshme çuan në afro 100 arrestime.

Rreth 100 huliganë nga klubi kroat ishin të pranishëm në kryeqytetin grek.

Të fundit