Flash News

Rajoni

Përmbytjet në Itali, 10 të vdekur dhe katër të zhdukur pas reshjeve të dendura në Marche

Përmbytjet në Itali, 10 të vdekur dhe katër të zhdukur

Përmbytjet e mëdha kanë goditur rajonin qendror Marche të Italisë, duke lënë të paktën 10 persona të vdekur, katër të zhdukur dhe 50 të plagosur.

Moti i keq ka shkaktuar kaos në qytetin bregdetar të Ankonës, dhe fshatrat përreth tij, me më shumë se 400 mm shi që ranë brenda pak orësh.

Qindra zjarrfikës erdhën për shpëtimin e personave të bllokuar nga përmbytjet, duke ofruar varka shpëtimi dhe ndihmë. Përforcime pritet të mbërrijnë edhe nga rajone të tjera italiane, duke përfshirë Lombardinë, Emilia-Romagna dhe Abruzzo.

Mes të zhdukurve është një vajzë tetëvjeçare dhe nëna e saj, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Disa nga viktimat u desh të ngjiteshin në pemë ose të ngjiteshin në çati për të pritur grupet e shpëtimit. Në Ankona, shumë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shkollat do të mbyllen të premten në zonat më të prekura.

 

 

Të fundit