Flash News

Rajoni

‘Përplasjet’ Prishtinë-Beograd/ Kurti: Serbia përgatiti kurth, Vulin: Po shkojmë drejt konfliktit të armatosur

‘Përplasjet’ Prishtinë-Beograd/ Kurti: Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,deklaroi se Serbia ka tentuar ta fusë në kurth, me qëllimin që Kurti të mos njihte pavarësinë e Kosovës.

Për KTV, Kurti u shpreh se do të bëhej një shkëmbim letrash e planifikuar nga ana e qeverisë serbe.

“Nuk është e vërtet që unë me këtë shkëmbim të letrave kam synuar ta sigurojë njohjen e Serbisë, unë e kam ditur se Serbia nuk na njeh kësisoj, praktikisht ata kanë përgatitur si kurth në të cilën unë do të përfundoja duke mos e njohur republikën e Kosovës. Pra kushtetutshmëria e Kosovës dhe ligjit në vendin tonë, duhet të respektohen pikë së par inga vet unë edhe në një komunikim të tillë”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, ai shtoi se në Kosovë janë identifikuar edh grupe ekstremiste serbe, të cilat po propagandojnë urrejtje nacionale dhe fetare.

“Janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje, jo vetëm nacionale por edhe fetare, dhe që kanë njëfarë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike… dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë. Janë organizata si 1939 dhe Car Llazari, po i përmend vetëm dy, por ka edhe të tjera”, tha ai.

Kundërpërgjigjia erdhi edhe nga Beogradi, ku ministri i Jsshtëm Aleksandër Vulin tha se deklarata e Kurtit ishte hapi i parë i hyrjes drejt një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është hapi i parë drejt hyrjes së Serbisë në konflikt të armatosur në Kosovës dhe padyshim që kjo po përgatitet nga shqiptarët. Nëse BE, si sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel për ta ndaluar dhunën kundër serbëve në Kosovë, atëherë themi se sulmi i Kurtit ka ardhur nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, tha Vulin.

Të fundit