Flash News

Rajoni

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Serbi, iu bashkohen mijëra qytetarë dhe bllokojnë autostradat

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Serbi, iu bashkohen
Përshkallëzohet protesta e studentëve në Serbi, pasi qytetarët i janë bashkuar sot grevës së përgjithshme dhe protestave të studentëve të cilët prej muajsh kërkojnë që autoritetet e Serbisë të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

Pezullimit të punës iu bashkuan sipërmarrës të shumtë privatë, punonjës në shkolla dhe kolegje, biblioteka, klinika veterinare, teatro, muzikantë dhe disa media. Sipas mediave serbe, dhjetëra mijëra njerëz ishin në rrugë, në tubimin më të madh në Novi Sad deri më tani.

Disa deputetë të opozitës dhe këshilltarë të qytetit të cilët bllokuan autostradën janë ndaluar dhe dërguar në gjykatë, ka bërë të ditur në rrjetet sociale nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi opozitare, Marinika Tepiq.

Protesta pati edhe në Suboticë dhe Sombor, ku morën pjesë mijëra njerëz.

Kujtojmë, se studentët, të cilët për më shumë se dy muaj kanë bllokuar rreth 60 fakultete në Serbi për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në grevë të përgjithshme.


 

Të fundit