Flash News

Rajoni

Përvjetori i themelimit të ‘Ballkani i Hapur’, Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesëmarrjen. Shkak tensioni në Kosovë

Përvjetori i themelimit të ‘Ballkani i Hapur’, Rama dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jenë të pranishëm në takimin e nesërm në Novi Sad, në sajë të përvjetorit të dytë të themelimit të nismës ‘Ballkani i Hapur’, nismë kjo që bashkon Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mediat serbe shkruajnë se ky ndryshim erdhi nga një vendim i "minutës së fundit" dhe është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, të flasë me pjesëmarrësit në vend të Vuçiqit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do të bashkohet përmes një lidhje online.

Fillimisht ishte planifikuar që Vuçic, Rama dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t'i drejtoheshin shtypit më pas.

Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Veri të Kosovë.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar vizitoi dje Prishtinën, ku lëshoi kritika të qarta ndaj Beogradit zyrtar, dhe mbështeti Prishtinën.

Rama, ndër të tjera, tha se Kosova ka "plotësisht të drejtë" në lidhje me reciprocitetin e targave me Serbinë, dhe vuri në dukje se zgjidhja e problemit është në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit