Flash News

Rajoni

Pfizer e aprovuar në Serbi, të hënën nis vaksinimin kundër Covid-19  

Pfizer e aprovuar në Serbi, të hënën nis vaksinimin
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar

Të hënën, Serbia nis vaksinimin ndaj Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar. Ai tha se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer mbërrijnë në fillim të javës që vjen dhe dërgesa e parë do të jetë prej rreth 5,000 doza.

Ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve.

Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që merr vaksinën, pasi ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 15 dhjetor se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech dhe se vaksina ruse Sputnik V po testohet.

Kujtojmë se vaksinat e kompanisë Pfizer kushtojnë rreth 18.40-19.50 dollarë kurse ato të kompanisë amerikane Moderna 25-37 dollarë.  

Të fundit