Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pjesëmarrje e lartë e rumunëve në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët dolën masivisht për të votuar në raundin e dytë të një zgjedhjeje presidenciale kontroverse, një votim që pasoi muaj të tërë kaosi politik të paprecedentë.
Pjesëmarrja në mesditën e 18 majit ishte ndjeshëm më e lartë se gjatë raundit të parë, me votues jashtë Rumanisë që hodhën një numër më të madh votash sesa ishte parashikuar gjatë dy ditëve të votimit.
Rumunët po votojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri centrist, dhe ku rezultati mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian.
Nacionalisti i së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore.
Kryetari centrist i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç, i cili ka premtuar të luftojë korrupsionin, është fuqishëm pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai ka deklaruar se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është thelbësore për sigurinë e saj përballë kërcënimit në rritje nga Rusia.
Presidenti i një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s ka kompetenca të konsiderueshme, përfshirë drejtimin e këshillit të mbrojtjes që vendos për ndihmën ushtarake. Ai gjithashtu mbikëqyr politikën e jashtme dhe ka të drejtën të vërë veton për votime në BE që kërkojnë unanimitet. Rumania është njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Kushdo që zgjidhet, do të duhet gjithashtu të propozojë një kryeministër që të negociojë një shumicë parlamentare për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë – më i madhi në BE.
Një sondazh i së premtes parashishte se Dan për herë të parë që nga raundi i parë ishte pak përpara Simionit në një garë të ngushtë që do të varet nga pjesëmarrja dhe diaspora e madhe rumune.
Rreth 2.06 milionë rumunë, ose 11.5% e votuesve të regjistruar, kishin hedhur votën deri në orën 08:34, sipas të dhënave, përfshirë edhe votimet jashtë vendit. Votimi mbyllet në orën 20:00, pas çka do të publikohen exit pollet dhe më pas rezultatet preliminare në mbrëmje.
Presidenti mund të shërbejë vetëm dy mandate pesëvjeçare.
“Ndryshe nga shtetet perëndimore që mund të përballojnë më lehtë gabime, besimi në Rumani mund të humbet shumë më shpejt dhe mund të ... kërkojë gjenerata për ta rikuperuar”, tha Radu Burnete, drejtor i grupit më të madh të punëdhënësve në vend.
Analistët politikë kanë thënë se një fitore e Simionit, përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump, do të rrezikonte ta izolojë vendin ndërkombëtarisht, të gërryejë investimet private dhe të destabilizojë krahun lindor të NATO-s.
Votimi në Rumani zhvillohet gati gjashtë muaj pasi raundi fillestar u anulua për shkak të pretendimeve për ndërhyrje ruse – të mohuara nga Moska – në favor të kandidatit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, të cilit iu ndalua të kandidonte sërish.
Simion i detyrohet shumë nga suksesi i tij zemërimit popullor kundër këtij vendimi, si dhe zhgënjimit me partitë kryesore që fajësohen për koston e lartë të jetesës, pabarazinë dhe korrupsionin.
Ai ka thënë se do të zgjidhte Georgescun, i cili mbështet nacionalizimet dhe një qëndrim të hapur ndaj Rusisë, si kryeministër.
Simion votoi së bashku me Georgescun, i cili e ka quajtur atë “protegun” e tij, në periferi të Bukureshtit, i shoqëruar nga truproja dhe i rrethuar nga mbështetës.
“Votova kundër abuzimeve dhe ... varfërisë”, tha Simion. “Votova kundër atyre që na përbuzin të gjithëve”.
Dan votoi në qytetin e tij të vogël në qendër të Rumanisë, Fagaras, përqafoi mësues nga shkolla e mesme ku kishte studiuar dhe thirri njerëzit të votonin duke thënë se “Rumania po zgjedh të ardhmen e saj për më gjatë se pesë vite, është në një pikë kthese”.
“Votova për ndryshim që sjell begati, jo për dekurajimin e investimeve në Rumani. Votova për ... një bashkëpunim të mirë me partnerët tanë evropianë dhe jo për izolim”, tha ai.
Po ashtu të dielën, polakët votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni, ku pritet të kryesojë kryebashkiaku pro Bashkimit Evropian i Varshavës, Rafal Trzaskowski, dhe historiani konservator Karol Nawrocki.
Një fitore për Simionin dhe/ose Nawrockin do të zgjeronte grupin e udhëheqësve euroskeptikë, që tashmë përfshin kryeministrat e Hungarisë dhe Sllovakisë, në një zhvendosje politike në Evropën Qendrore që mund të thellojë ndarjet në BE.
“Ajo që (nacionalistët) duan është një Bashkim Evropian sa më pak i integruar”, tha analisti politik dhe historiani Ion M. Ionita. “Një BE ku vendimet merren vetëm në nivel kombëtar, por gjithsesi duke përfituar nga paratë evropiane”.
Disa analistë thanë se dezinformimi online ishte i përhapur përpara votimit të së dielës.
“Po shohim dezinformata që përhapen me shpejtësi të madhe nëpër platformat e rrjeteve sociale – përmes botëve dhe ri-shpërndarjeve strategjike që imitojnë postime autentike”, tha Roxana Radu, eksperte në Shkollën e Qeverisjes Blavatnik të Universitetit të Oksfordit. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38