Flash News

Rajoni

Policia malazeze bastis pronat e vëllait të ish-presidentit Gjukanović

Policia malazeze bastis pronat e vëllait të ish-presidentit

Policia e Malit të Zi ka zhvilluar një aksion kontrolli në qendër të Podgoricës, duke bastisur pronat e biznesmenit Aco Gjukanović, vëllait të ish-presidentit Milo Gjukanović.

Sipas mediave vendase, forca të shumta policie kanë rrethuar një ndërtesë në zemër të kryeqytetit, ku raportohet se banon Gjukanoviç. Në të njëjtin objekt ndodhet edhe një degë e Prva Banka, institucion financiar në pronësi të tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare për motivet e aksionit. Inspektorët pritet të kryejnë kontrolle të detajuara në pronat që lidhen me biznesmenin, në kuadër të hetimeve që ende nuk janë bërë publike.

Sipas raportimeve të Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi, Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi. Megjithatë, ai vijonte të mbante interesa ekonomike në vend.

Aksioni i policisë vjen në një kohë kur autoritetet malazeze po intensifikojnë kontrollet ndaj pasurive dhe transaksioneve financiare të figurave të njohura të biznesit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Të fundit