Flash News

Rajoni

Politikani serb: QUINT-i na kërkoi të njohim pavarësinë e Kosovës

Politikani serb: QUINT-i na kërkoi të njohim pavarësinë e

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se ambasadorët e QUINT-it kanë kërkuar nga kryetarët e komunave të shumicës serbe në Kosovë të njohin pavarësinë e saj.

Rakiç e bëri deklaratën në një konferencë për media në Beograd ku morën pjesë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës, raporton Telegrafi. Rakiç shtoi se ambasadorët e QUINT-it mbështesin edhe vendimin Kosovës për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje që do t’iu lëshohen serbëve.

“Në takimin, që zgjati më shumë se dy orë, ku kryetarët e komunave i njoftuan ambasadorët për problemet që kanë në komuna… Në atë takim, mesazhi kryesor që dëgjuam nga ambasadorët ishin se shtetet e tyre e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu dëgjuam se ata i mbështesin në mënyrë absolute vendimet e marra nga Prishtina. Veçanërisht ata nënvizuan se mbështesin vendimet e Prishtinës për targat dhe dokumentin për hyrje-dalje që do t’u lëshohet serbëve me të hyrë në Kosovë”, tha Rakiç.

Të fundit