Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut shpallet ‘non grata’ nga SHBA
Departamenti amerikan i Shtetit ka futur në 'listën e zezë' të Shteteve të Bashkuara politikanin shqiptar ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.
Në ditën kundër korrupsionit DASH ka hartuar listën ku janë renditur 14 persona nga mbarë bota të cilët sipas SHBA-ve kanë ndihmuar në krim dhe korrupsion.
“Departamenti i Shtetit po përcakton 14 individë, përfshirë anëtarët e afërt të familjes, për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe një zyrtar për përfshirjen e tij në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, në bazë të Seksionit 7031(c) të Aktit Vjetor të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura (“Seksioni 7031(c)”), duke i shpallur ata të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit po ndërmerr gjithashtu hapa të mëtejshëm për të vendosur kufizime vizash për dhjetëra individë në përputhje me disa politika në bazë të Seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë” thuhet në arsyetimin e Departamentit të shtetit.
Today’s designation of Artan Grubi and Enver Bexheti is evidence that political interference in the judiciary cannot – and will not – be tolerated. The United States will continue to name those who engage in significant corruption that undermines democratic institutions and…
— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) December 9, 2024