Flash News

Rajoni

Preshevë/ Shqiptari qëllon me armë gruan e tij serbe, më pas vetëvritet

Preshevë/ Shqiptari qëllon me armë gruan e tij serbe, më pas

Një ngjarje e rëndë është shënuar natën e mbrëmshme në Preshevë.

Mediat serbe raportojnë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka plagosur me armë zjarri gruan e tij nga Serbia dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në një pikëpagesë në afërsi të Preshevës.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati, ku autori nga Tetova ka qëlluar me armë zjarri një grua, rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.

 

 

 

Të fundit