Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bieber: Vetoja ndaj RMV dëmton besueshmërinë e BE-së, kur Bullgaria mund të mos jetë më problemi

Koordinatori i Grupit Këshillues të Politikave të Ballkanit Perëndimor në Evropë dhe profesor në Universitetin e Grazit, Florian Bieber ka folur në një intervistë për European Western Balkans, lidhur me ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pritshmëritë e tij për Presidencën Sllovene dhe efektet që do të sjellë vetoja bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Vendet e Ballkanit Perëndimor "duket" se janë bllokuar në rrugën drejt integrimit evropian dhe rruga që mund t'i çojë drejt përmirësimit të progresit, mund të shihet presidenca sllovene apo presidenca franceze.
Sipas Bieber, zhbllokimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të zgjidhet në muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve bullgare dhe para Samitit të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria, sipas tij, është njëri nga bllokimet që aktualisht po pengon ecurinë e integrimit, mirëpo nuk duhet të krijojmë bindje të plotë se nuk do të ketë bllokime të tjera gjatë rrugës.
"Mendoj se sapo të futemi në fushatën elektorale presidenciale franceze vitin e ardhshëm, kemi faktorë të tjerë ndërhyrës, sepse atëherë Bullgaria mund të mos jetë më problemi, por atëherë Franca mund të bëhet një problem.
Kështu që, mendoj se kemi një kohë tani ku mund të zgjidhet pas zgjedhjeve Bullgare dhe përpara samitit të Ballkanit Perëndimor Slloven. Dhe më pas jam skeptik që atëherë mund të bëhet përsëri më e vështirë. Sigurisht, ka dy gjëra, ekziston një bllokim konkret nga Bullgaria, i cili, nëse do të hiqej, do të krijonte menjëherë një atmosferë pozitive, por nuk mund të jemi të sigurt se nuk do të ketë bllokime të tjera më pas.
I pyetur nëse ngërçi i krijuar në çështjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është mungesë e vullnetit për zgjerim brenda BE-së apo një çështje dinamike në rajon, Bieber shprehet se situata aktuale peshon pak nga të dyja shkaqet.
"Serbia dhe Mali i Zi kanë të gjitha aftësitë për të bërë përparim. Ata kanë bisedime të pranimit dhe nuk po hapin kapituj, nuk po bëjnë asgjë. Pra, në këtë kuptim mendoj se Komisioni nuk po ecën përpara sepse mendon se vendet nuk po përparojnë. E njëjta gjë është me Bosnjën dhe Hercegovinën. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo ka të bëjë qartë me Bashkimin Evropian, me Kosovën në kuptimin që dialogu nuk po shkon askund për momentin që ka të bëjë me Bashkimin Evropian dhe Serbinë", ka sqaruar Bieber.
Bieber është ndër të parët që ka folur lidhur me stabilitokracinë, si një politikë që godet vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, nuk mund të flitet për një përfundim të stabilitokracisë, por entuziazmi i vendeve për t'iu bashkuar BE-së e veçanërisht Serbisë, duket se ka rënë, kjo edhe për shkak se vetë Bashkimi Evropian nuk i ka shpërblyer.
"Serbia dhe Mali i Zi janë shembuj kryesorë të cilët ishin shpërblyer për vite megjithë prapambetjen e dukshme në shtetin e së demokraci. Në të njëjtën kohë, mendoj se entuziazmi për t'u bashkuar me BE ka rënë të paktën në Serbi në një shkallë të madhe. Marrëdhënia nuk është njollosur aq shumë sa do të thoja që ne u larguam nga dinamika e stabilitokracisë, dinamika e BE-së", është shprehur Bieber.
Sa i përket raportit të fundit të Komisionit, Bieber e vlerëson si më kritik sesa raportet e tjera, por megjithatë duhen bërë përpjekje nga Komisionieri për Zgjerimin për të minimizuar rënien e nivelit të demokracisë në Serbi.
"Ky është sugjerimi që në të vërtetë kjo dinamikë po zhvillohet për momentin, sepse për sa kohë që nuk ka një zë shumë të fortë kritik që vjen nga BE që thotë se ekziston një problem serioz dhe demokracia ka rënë më tej sesa vitin e kaluar në Serbi, sesa unë mendoj se nuk mund të flasim për një ndërprerje me atë model. Ka hapje të caktuara si mungesa e progresit në pranimin në BE dhe disa deklarata më kritike, por unë mendoj se sigurisht nuk është e mjaftueshme për të folur për një fund të asaj dinamike", ka shtuar më tej Bieber.
I pyetur nëse Bashkimi Evropian është duke u kujdesur më shumë për sundimin e ligjit dhe demokracinë, Bieber tregon se ka dy Unione Evropiane për momentin, njëra që i mëshon më shumë sundimit të ligjit dhe tjetra e cila është forca hungareze, e cila e kërkon më pak sundimin e ligjit.
"Ekziston një BE që kujdeset për sundimin e ligjit dhe demokracinë herë për shqetësim të vërtetë, ndonjëherë sepse është një justifikim i përshtatshëm për të veshur skepticizmin tuaj për zgjerimin. Ky është pozicioni francez dhe ai holandez dhe i disa vendeve të tjera.
Dhe atëherë ju keni Bashkimin Evropian i cili në të vërtetë dëshiron vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Serbinë, sepse ata nuk po respektojnë shtetin e së drejtës, kjo është BE e Orbanit. Pra, në atë kuptim ju keni dy forca në Bashkimin Evropian - njëra që shtyn për më shumë sundim të ligjit dhe tjetra që kërkon më pak sundim të ligjit, dhe ajo hungareze është mbase një pakicë, por ka aleatë në vendet e tjera", sqaron Bieber.
Lidhur me pritshmëritë e tij për Presidencën Sllovene, Bieber shprehet se nuk pret shumë nga dinamika e krijuar, jo për faktin se autoritetet nuk janë të përkushtuara, por sepse politika aktuale drejtuese duket se po shkon më shumë në krahun e politikës së Orbanit.
"Ministria e jashtme është sigurisht shumë profesionale dhe jo nën ndikimin e Janša në të njëjtën mënyrë, njerëzit janë në favor të zgjerimit jo për arsyen e Orban por sepse Sllovenia ka qenë për zgjerimin për shumë vite dhe duke punuar në të shumë kanale.
Pra, në atë kuptim ata janë të përkushtuar vërtet për të, por në të njëjtën kohë ekziston faza e Jançës për të gjithë historinë, e cila po ndjek më shumë linjën e Orbanit. Çdo deklaratë publike dhe paraqitje publike e Janša diskrediton idenë e zgjerimit sepse ai e bën atë të duket keq", ka thënë Bieber.
Bieber beson se kryeministri slloven po ndikon në çështjen e zgjerimit dhe sjellja e tij po e dëmton, teksa përmend deklaratat që ai ka bërë ndaj gjyqtarëve dhe mediave duke i cilësuar këto të fundit si të pavarura.
"Nëse e shihni, tashmë në dy ditët e para të presidencës së tij ai ka bërë konferencën për shtyp me gazetarë në Bruksel, ku ai tregon këtë video duke akuzuar gjyqtarët se janë majtistë të cilët po e sulmojnë atë dhe media nuk është e pavarur dhe e majtë e kontrolluar. Pra, në dy ditë të presidencës ai tashmë e ka bërë atë dëm. Pra, po, sjellja e tij do të dëmtojë zgjerimin", ka thënë Bieber.
Mosmarrëveshjet e krijuara mes Bullgarisë dhe RMV-së, mund të shihen si një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Bieber beson se ndërhyrja e mosmarrëveshjeve është serioze dhe po minon procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
"Nga të gjitha ndërhyrjet bilaterale që kemi parë nga Shtetet Anëtare, është më serioze. Bullgaria tani e ka bllokuar atë për më shumë se gjysmë viti dhe e bëri atë pa ndonjë ndërhyrje të mëparshme. Dhe kjo vjen pasi ata nënshkruan një marrëveshje miqësie, e cila në një farë mënyre është për ironi se ju nënshkruani një marrëveshje miqësie dhe pastaj bllokoni.
Pra, në një mënyrë të caktuar ju vërtet po minoni jo vetëm procesin e pranimit në BE, por idenë se këto marrëveshje janë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe jo për t'i krijuar ato", shprehet Bieber teksa thekson se Bullgaria ka dëmtuar seriozisht besuseshmërinë .
Sa i përket vullnetin të vendeve të BE për zgjerimin dhe faktit se nëse është e mundur që 26 vendet anëtare të ushtrojnë presion mbi Bullgarinë, Bieber nënvizon dy pika kyçe.
"Së pari, me të vërtetë ngre pyetjen në lidhje me angazhimin e vendeve të tjera për zgjerimin, sa serioze nënkuptojnë ato, sepse me siguri mund të keni një presion të madh ndaj Bullgarisë. Bullgaria nuk është Francë, vetoja franceze ishte më e vështirë për tu trajtuar sepse Franca është një vend i madh dhe lojtar i rëndësishëm dhe një të cilin mbase të tjerët nuk duan ta tjetërsojnë", është shprehur Bieber.
Nga ana tjetër ndikimi i Bullgarisë duket sikur po krijon njëfarë frymë pesimizmi sa i përket Dialogut për Forumin e Prespës ose thënë më ndryshe po minon marrëveshjen e Prespës. Bieber tregon se pas gjithë kësaj, nuk ka asnjë mesazh prej të cilit mund të përfitojnë vendet e tjera si Kosova dhe Serbiam të cilat pritet të nënshkruajnë një marrëveshje se bashkur.
"Pse Serbia dhe Kosova do të bënin një marrëveshje nëse tashmë para kësaj përfitimi i pranimit në BE nuk ishte aq tërheqës sa shpërblimi për gjetjen e një marrëveshjeje. Sidomos në Serbi do të thoja, sepse mbështetja e pranimit në BE po bie për vite me radhë, qeveria nuk ka qenë aq e etur për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian sepse shqetësohet se duhet të përmirësojë sundimin e ligjit. Pra, edhe para gjithë kësaj, motivimi i pranimit në BE si një mënyrë për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës nuk ishte i qartë", ka shtuar më tej Beiber.
Përktheu: Kristina Tepexhiku
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38