Flash News

Rajoni

Presidenti Erdogan firmos dekretin: Zgjedhjet në Turqi do të mbahen në datën 14 maj

Presidenti Erdogan firmos dekretin: Zgjedhjet në Turqi do të mbahen

Recep Tayyip Erdogan ka caktuar zyrtarisht që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen më datën 14 maj, një muaj më herët nga sa ishte parashikuar.

Presidenti i Turqisë u dha fund aludimeve të shumta, ku tërmeti tragjik do të shtynte datën e zgjedhjeve. Erdogan tha se zgjedhjet do të mbahen më herët se 18 qershori pasi kjo periudhë përkon me mbajtjen e testeve pranuese në universitete, pushimet e verës dhe pelegrinazhit të Hashit.

“Kombi ynë do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin dhe deputetët më 14 maj”, tha Edrogan gjatë një fjalimi televiziv pasi nënshkroi vendimin, 

Ai tha se fushata e tij do të përqendrohet në rimëkëmbjen nga tërmetet, ku të gjithë kandidatët për deputetë nga partia e tij kanë bërë donacione në fondin për tërmetet të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe emergjencave.

Sondazhet sugjerojnë se garat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë të ngushta, me bllokun opozitar që është në një epërsi të vogël karshi aleancës qeverisëse.

Të fundit