Flash News

Rajoni

Presidenti i Malit të Zi mosbesues ndaj ‘Open Balkan’: Përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e fqinjëve

Presidenti i Malit të Zi mosbesues ndaj ‘Open Balkan’:

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është shprehur mosbesues ndaj nismës “Open Balkan”, por edhe ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe qëllimeve të tij për rajonin.

Gjukanoviç e ka cilësuar nismën, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, si një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje.

Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne.

Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj nisme”, ka thënë ai.

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës ‘Open Balkan’, pasi e shohin atë si rrezik për sovranitetin. 


 

Të fundit