Flash News

Rajoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’ kishte një mangësi të madhe

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën.

Teksa u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri, Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur, ku, pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bën pjesë edhe Serbia.

“Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej.

Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur e kanë të qartë se “çadër” për të gjitha iniciativat është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit, ndërsa vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur” – tha Pendarovski.

 

Të fundit