Flash News

Rajoni

Presidenti kroat i drejtohet kryeministres serbe: Ne jemi në BE, po ju?

Presidenti kroat i drejtohet kryeministres serbe: Ne jemi në BE, po ju?

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç iu referua deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Mostar, se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviç i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në BeH.

Presidenti kroat u shpreh se nuk i dëgjon deklaratat e Bërnabiç apo sikurse theksoi “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe.”

“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, ka thënë Milanoviç.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç u pyet nëse është edhe kryeministri e serbëve që jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, teksa presidenti kroat kishte deklaruar se është vetëm president i kroatëve.

“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviç ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në Bosnje-Hercegovinë,” deklaroi Milanoviç.

Të fundit