Flash News

Rajoni

Probleme teknike, fluturimi Hamburg-Prishtinë me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Probleme teknike, fluturimi Hamburg-Prishtinë me 155 pasagjerë

Avioni me 155 pasagjerë që ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, ka bërë ulje emergjente në Beograd,  në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd për shkak të problemeve teknike.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka sqaruar se fluturimi i kompanisë ajrore Eurowings, me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 u detyrua të aterrojë në Beograd për arsye sigurie.


“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.

Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani, ku pritej të aterronte pas mesnatës.

Ministri Aliu ka siguruar qytetarët se autoritetet shtetërore të Kosovës dhe aeroporti i Prishtinës ishin në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë ajrore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve.

Të fundit