Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Propaganda e Kremlinit, VOA: Rusia dhe Serbia janë burime kryesore dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Rusia dhe Serbia janë evidentuar si burimet kryesore të dezinformimit në Ballkanin perëndimor. Ky është përfundimi i një konference rajonale, që zhvillua sot në Tiranë nga organizatat mediatike të verifikimit të fakteve nga gjashtë vendet e këtij rajoni.
Sipas tyre, rrjeti i dezinformimit në rajon ka burim kryesor Rusinë, e cila shpërndan lëndën e saj në Serbi, dhe kjo e fundit përhap më tej në vendet e Ballkanit Perëndimor lajmet dhe shkrime dezinformuese.
Konferenca rajonale kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë organizata partnere nga vendet e rajonit, u organizua nga Qendra mediatike Faktoje. Në konferencë u theksua se një ndikim të fortë mbi median serbe, ushtrojnë Rusia dhe Kina.
Rusia ka disa media që transmetojnë dhe përkthejnë në serbisht, të cilët janë mjetet më të fuqishme të propagandës ruse, u theksua nga pjesëmarrësit. Kjo propagandë shpërndahet gjithandej nëpër tabolidë dhe botime serbe. Dezinformimi rus nis me luftën në Ukrainë dhe vazhdon tek raportet e Serbisë me BE-në.
Ndër faktorët që lehtësojnë përhapjen e dezinformimit rus në Serbi u theksua përqendrimi i mediave në duart e pak pronarëve privatë, që janë të lidhur me pushtetin, si dhe disa tabloide që financohen drejtpërdrejt nga shteti.
Kosova i mban Serbinë edhe Rusinë si burime kryesor të dezinformimit. Zyrtarët serbë janë burimi kryesor i dezinformimit mbi Kosovën, pohuan autorët.
Propaganda ruse dhe serbe riprodhohet nga mediat kosovare që publikojnë deklarata e politikanëve pa verifikuar vërtetësinë e tyre. Temat kryesore të dezinformimit janë tensionet në kufirin Kosovë – Serbi, çdo lëvizje e policisë së Kosovës në kufi, shqetësimi mbi Ballkanin e Hapur.
“Për fat të keq, ka disa media që i përhapin deklaratat zyrtare pa i verifikuar të dhënat, por shumë media të tjera profesionale, që bëjnë kujdes. Veçori e Kosovës është se banorët janë të ndarë edhe në mediat që ndjekin. Qytetarët serbë informohen më së shumti prej mediave serbe, prandaj ndikimi rus e serb është shumë më i madh tek ata. Mediat ruse kanë një prani shumë të madhe tek komuniteti serb në veri të Kosovës”, thotë Fitim Gashi, përfaqësues i Qendrës Sbunker në Kosovë.
Në Malin e Zi ndikimi rus vjen edhe përmes kishës ortodokse dhe lidhjeve të partive politike, ndërsa radio dhe tabloide janë të lidhura me njerëz të afërt të presidentit serb, u theksua në konferencë.
Politikanët vendorë përhapin dezinformim mbi çështje etnike dhe të pakicave, duke lënë mënjanë probleme të vërteta si varfëria, korrupsioni, integrimi europian, pohuan autorët. U theksua po ashtu se Kina ka ndikim ekonomik në Mal të Zi dhe po përpiqet të ngrejë edhe ndikimin kulturor.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut mediat janë të polarizuara dhe mbajnë krahët e partive që mbështesin. Portalet e lajmeve nuk kanë pronësi të qartë, dhe botojnë shkrime pa emra, gjë që e bën shumë të lehtë përhapjen e dezinformimit, pohuan autorët.
Shkrimet anti-BE dhe anti-NATO, sipas tyre, synojnë shtimin e euroskeptikëve dhe uljen e besimit tek aleanca veriatlantike. Ndikimi kinez po shfaqet me investime direkte në ekonom, infrastrukturë, media dhe bashkëpunime universitare.
“Në Maqedoninë e Veriut burimi i disinformatave janë portalet dhe platformat online, të cilat pretendojnë se janë mediume, por nuk i plotësojnë kushtet për të qenë të tilla, sepse nuk kanë pronësi, nuk kanë autorë, dhe e keqpërdorin mundësinë e teknologjisë për të shpërndarë dezinformata malinje me burim dhe tendencë të propagandës ruse që përcillen nga Serbia, duke u përkthyer në mediat maqedonase dhe duke u përhapur në rrjetet sociale”, thotë për Zërin e Amerikës, Elida Zylbeari, përfaqësuese e Fondacioni Metamorphosis në Maqedoninë e Veriut.
Në Bosnje Hercegovinë shumica e mediave kanë pronarë privatë njerëz të lidhur me pushtetin, dhe ndikimi nga mediat serbe është burimi kryesor i disinformimit. “Transmetuesi publik i Republika Srpska shërben hapur si një krah i propagandës ruse”, pohuan autorët. Ashtu si në Kosovë edhe në Bosnje Hercegovinë vihet ndikimi kulturor i Turqisë.
Edhe Shqipëria është nën ndikimet e huaja të disinformimit. Ndikimi kinez nuk është domethënës, ndërsa ndikimi rus është i kufizuar, kryesisht në disinformimet për luftën në Ukrainë dhe ndodhin për shkak të titujve sensacionalë, pohuan autorët. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të pranishme po ashtu në lajmet e Shqipërisë.
“Aktorë kryesorë në prodhimin dhe përhapjen e disinformimit janë kryesisht partitë politike, zyrtarët shtetërorë dhe mediat online”, thotë Klodiana Kapo, drejtuese e Qendrës Faktoje në Shqipëri. Irani vazhdon dezinformimin drejt Shqipërisë për shkak të strehimit të grupit opozitar iranian MEK.
Kjo kulmoi me sulmin destruktiv kibernetik kundër qeverisë së Shqipërisë nga Irani vitin e kaluar. Turqia vazhdon në Shqipëri të ngrejë ndikimin kulturor dhe politik përmes lidhjeve të shtetit turk me media online e portale, ku është vështirë të kuptohet më shumë për shkak të mungesës së transparencës.
Organizatat partnere nga vendet e Ballkanit perëndimor po punojnë prej më shumë se një viti për të identifikuar burimin, temat dhe mënyrat e shpërndarjes së dezinformimit në Ballkanin Perëndimor, të nxitura nga ndikime të jashtme negative.
Tema kryesore e dezinformimit janë lufta në Ukrainë, Pandemia Covid dhe vaksinimi, tensionet Kosovë – Serbi, ndikimi rus në politikë-bërje, sulmet kibernetike në sistemet shtetërore të Ballkanit perëndimor, shkrimet anti-BE dhe anti-NATO si dhe Ballkani i Hapur./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38