Flash News

Rajoni

Propozimi francez izolon Shkupin, blindohet Kuvendi i RMV-së

Propozimi francez izolon Shkupin, blindohet Kuvendi i RMV-së

Propozimi francez ka bllokuar thuajse të gjithë Shkupin, pasi sot drafti do të shqyrtohet nga deputetët në Kuvend.

Që në orët e para të mëngjesit, forcat e policisë kanë blinduar ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa një numër i madh qytetarësh janë mbledhur për të protestuar.

Para këtyre dy institucioneve janë vërejtur edhe autoblinda, ndërsa siguria po kontrollohet edhe nga helikopterët e policisë.

Rrugët që të çojnë në Kuvend janë mbyllur. Mobilizimi i policisë erdhi pas debatit në Kuvend dhe protestave të organizuara.

 

Të fundit