Flash News

Rajoni

Propozimi francez si mundësia e vetme për integrimin në BE, Kuvendi maqedonas mblidhet sërish për diskutime

Propozimi francez si mundësia e vetme për integrimin në BE,

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë sot diskutimet për propozimin francez. Kujtojmë që seanca u shty për ditën e sotme, pas debateve maratonë të një dite me parë.

Shumica është pro pranimit të propozimit francez, ndërsa opozita dhe qytetarët kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe pranimin se rrënjët e gjuhës maqedonase janë bullgare.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të BE-së vijojnë thirrjet për pranimin e propozimit, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i integrimit. Një ditë më parë në Kuvendin maqedonas ishte presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila dha garanci për gjuhën maqedonase, duke thënë se nuk rrezikohet.

Nga ana tjetër zyrtarët e BE janë shpresëplotë se procesi për Shqipërinë dhe MV do të zhbllokohet dhe se shumë shpejt do të mbahet konferenca ndërqeveritare.

Të fundit