Flash News

Rajoni

Propozimi i Francës për integrimin, presidenti i MV mbledh Këshillin e Sigurisë

Propozimi i Francës për integrimin, presidenti i MV mbledh

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku do të shqyrtohet propozimi i presidencës franceze.

Mbledhja ka nisur në orën 12:00. Kujtojmë që Bullgaria pranoi propozimin e Francës dhe hoqi veton ndaj MV.

Por kjo e fundit pati rezerva, pasi sipas saj, tekstet e marrëveshjes ishin ndryshuar.

Mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Verit ka patur një ngërç që lidhej me gjuhën dhe historinë e vendeve. Bullgaria thotë se e njeh gjuhën dhe kombin maqedonas, por autoritetet në Shkup duhet të pranojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.

 

Të fundit