Flash News

Rajoni

Protestojnë kundër politikave qeveritare, fermerë grekë përleshen me policinë

Protestojnë kundër politikave qeveritare, fermerë grekë

Një përleshje mes fermerëve dhe policisë ka ndodhur sot në fshatin Platikampos në Greqi dhe është shndërruar në një incident me të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Protestojnë kundër politikave qeveritare, fermerë grekë

Sipas mediave greke, fermerët po përpiqeshin të bllokonin rrugën si pjesë e protestës së tyre kundër politikave qeveritare, kur policia reagoi me forcë, duke përdorur gaz dhe dhune. Në kaos, disa protestues u lënduan, përfshirë një person që u dërgua menjëherë në spital.

Ngjarja ndodh në një moment të tensionuar, ndërsa fermerët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe kundërshtojnë masat që, sipas tyre, rrisin barrën ndaj tyre dhe ndikojnë negativisht në aktivitetin bujqësor.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për incidentin.

Të fundit