Flash News

Rajoni

Provokimi me fotografinë e falsifikuar: Fluturime për në Kosovën serbe dhe Kievin rus

Provokimi me fotografinë e falsifikuar: Fluturime për në

Një fotografi nga fluturimet e aeroportit të Beogradit tregon emërtime provokatike për Kosovën dhe Rusinë.

Fluturimet e pretenduara që kanë si destinacion “Kosovën serbe” dhe “Kievin rus”, në fakt sipas një hulmtimi nga DW, rezulton të jetë false. Ky provokim i qëllimshëm dëshmohet nga numrat e fluturimet të cilat provojnë se fotoja është false.

Sipas DW, numri i fluturimit është një numër identifikimi që specifikon një fluturim të një kompanie ajrore të caktuar. Shkronjat janë shkurtesa e linjës ajrore, kurse numrat lidhen me informacione në lidhje me fluturimin, vendin dhe kohën e nisjes dhe destinacionin.

Kështu fluturimi i pretenduar për në Kosovë me numër W6 4051 është sipas "My Flight Right" numri identifikues i një fluturim të Wizz Air nga Beogradi në Basel-Muhlhouse-Freiburg (MLH).

I pyetur nga DW, për fluturimin në Kiev, një zëdhënës i Air Serbia konfirmoi se fluturimi JU600 i përket lidhjes Beograd-Vjenë dhe se Air Serbia nuk fluturon për në Kiev.

Përpos kësaj, Kosova nuk është qytet por shtet, ashtu sikurse Kievi që është kryeqytet i Ukrainës dhe jo qytet i Rusisë.

Të fundit