Flash News

Rajoni

Pushime tragjike në Shqipëri, shuhet vogëlushja italiane 19-muajshe

Pushime tragjike në Shqipëri, shuhet vogëlushja italiane

Një vogëlushe italiane vetëm 19 muajshe ka ndërruar jetë. Mësohet se vogëlushja Soleil Andolfi ishte me familjen e saj te gjyshërit nga nëna në Shqipëri.

 Corriere Adriatic raporton se në fakt, familja e saj ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja nisi të ndihej keq, por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive.

Në momentin që Soleil nisi të përkeqësohej, ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Vogëlushja vdiq para syve të prindërve të saj, Lorinda dhe Alessandro.

Trupi i vogëlushes do të kthehet nesër në Itali. Analizat pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Të fundit