Flash News

Bota

Putin angazhoi forca shtesë bërthamore, Kremlini fajëson sekretaren e Jashtme britanike

Putin angazhoi forca shtesë bërthamore, Kremlini fajëson

Kremlini ia ka adresuar angazhimin e forcave speciale bërthamore, sekretares së Jashtme britanike Liz Truss. Sipas Kremlinit, deklarata e Truss u bë shkak që presidenti Putin angazhoi forcat e saj bërthamore në gatishmëri të shtuar.

"Ne i konsiderojmë deklarata të tilla absolutisht të papranueshme. Unë nuk do t'i emëroj autorët e këtyre deklaratave, megjithëse ishte sekretarja e jashtme britanike", mësohet të ketë deklaruar Kremlini, raporton BBC.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, u shpreh se e gjitha është problem i retorikës që Putin po tenton të vendosë në botë, ndërsa shtoi se nuk kanë për qëllim të përshkallëzojnë konfliktin.

"Ne nuk do të bëjmë asgjë për të përshkallëzuar në atë zonë, nuk do të bëjmë asgjë për të ushqyer ndonjë llogaritje të gabuar - ne e marrim atë shumë, shumë seriozisht. Por për momentin kjo është një betejë e retorikës që presidenti Putin po vendos", u shpreh Wallace për BBC.

Nuk është e qartë se cilat komente nga Truss i kundërshton qeveria ruse, kur ajo tha se do të mbështeste individë nga Britania e Madhe që t'i bashkohen një force ndërkombëtare për të luftuar për Ukrainën.

Të fundit