Flash News

Rajoni

Putin uron presidentin Vuçiç për fitoren: Pres forcimin e marrëdhënieve tona

Putin uron presidentin Vuçiç për fitoren: Pres forcimin e

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram presidentit serb Aleksandar Vuçic, duke e uruar atë për fitoren në zgjedhjet presidenciale serbe. Lajmin e ka njoftuar zyra e shtypit e Kremlinit.

Putin pret që Vuçiç të vazhdojë të lehtësojë forcimin strategjik mes Moskës dhe Beogradit.

“Presidenti i Rusisë vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve pasqyron plotësisht mbështetjen e gjerë të popullit serb për kursin e Aleksandër Vuçiqit, që synon zgjidhjen e detyrave urgjente sociale dhe ekonomike dhe kryerjen e një politike të jashtme të pavarur. Unë pres që puna juaj si udhëheqës kombëtar do të vazhdojë të lehtësojë forcimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik që ekzistojnë midis vendeve tona. Kjo padyshim korrespondon me interesat e popujve vëllezër të Rusisë dhe Serbisë", njofton zyra e shtypit në Kremlin.

Pas numërimit të 90% të votave, Vuçiç fitoi me 59.55% të tyre, duke siguruar kështu mandatin e dytë. Partia e tij doli fituese në Serbi, me përjashtim të Beogradit.

Të fundit