Flash News

Rajoni

Që prej nisjes së pandemisë, Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19

Që prej nisjes së pandemisë, Maqedonia e Veriut shënon

Që nga nisja e pandemisë në muajin mars të këtij viti, Maqedonia e Veriut ka raportuar numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1085 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, megjithatë duhet thënë se dhe numri i testimeve ishte i lartë.

12 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 994.

Qytetet me më shumë raste të reja në ditën e fundit janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit dhe Strumicës.

 

Të fundit