Flash News

Rajoni

Qëndrimi i Gjermanisë për “Open Balkan”, Scholz: Këmbëngul në nisjen e Procesit të Berlinit

Qëndrimi i Gjermanisë për “Open Balkan”, Scholz:

Kancelari gjerman Olaf Scholz nisi sot vizitën e tij dy ditore në Ballkanin Perëndimor. Nga Prishtina Scholz komentoi edhe nismën e “Ballkanit të Hapur” për të treguar qëndrimin e Gjermanisë.

Kancelari gjerman këmbënguli te rigjallërimi dhe nisja e Procesit të Berlinit, duke theksuar rregullat që çdo vend duhet të respektojë dhe të përmbushë, për të qenë anëtar i BE-së.

“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes dhe duhet rijetëzuar Procesi i Berlinit. E kam shumë për zemër nisjen e bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Këmbëngul në nisjen e Procesit të Berlinit”, tha Scholz.

Të fundit