Flash News

Rajoni

“Qëndroni në shtëpi!”, autoritetet italiane japin alarmin: Rënia e raketës kineze mund të prekë 10 rajone

“Qëndroni në shtëpi!”, autoritetet italiane japin

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar banorët që të jenë të kujdesshëm në orët në vijim pasi rënia e raketës kineze Long March-5b", e cila ka dalë jashtë kontrollit, mund të prekë nëntë nga rajonet disa nga rajonet e shtetit fqinj.

Mediat italiane bëjnë me dije se pjesë të raketës mund të prekin dhjetë rajone si Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Parashikiohet që kthimi i raketës në Tokë të jetë nga ora 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një mundësi gabimi kohor në përllogaritje prej 6 orësh.

Thirrjet nga Komiteti Operacional i Mbrojtjes Civile për banorët ka qenë ‘qendroni mnë shtëpi’ dhe jo në vende të hapura.

 

Të fundit