Flash News

Rajoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez për integrimin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar në Parlament propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron, lidhur me zhbllokimin e negociatave për integrimin e vendit në BE.

Pas shqyrtimit të informacionit dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme për propozimin e Parisit, qeveria vendosi të çojë draftin në Kuvend për debat dhe votim.

“Në seancë, qeveria ka vendosur që propozim korniza negociuese të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe sjelljen e konkluzioneve të mëtutjeshme, në përputhje me procedurat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Partitë shqiptare dhe maxhoranca e mbështesin propozimin e Francës duke thënë se nuk shkel ‘vijat e kuqe’ të vendosura nga Parlamenti i RMV-së. Ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit të propozimit për të garantuar ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase.

Të fundit