Flash News

Rajoni

Qeveria e RMV dhe Kosovës mblidhen sot në Shkup, çfarë do diskutojnë Zaev dhe Kurti

Qeveria e RMV dhe Kosovës mblidhen sot në Shkup, çfarë do
Në foto/ Kryeministri i RMV Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare sot në Shkup.

Seanca e mbledhur do të drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut  Zoran Zaev së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.  Takimi mes dy krerëve do të zhvillohet njësoj si ai që do të mbahet mes ministrave të dy qeverive.

Mësohet se gjatë takimit të përbashkët, do të nënshkruhen disa marrëveshje në fusha të ndryshme si: energjitikë, infrastrukturë, ekonomi dhe turizëm.

Në kuadër të takimit të përbashkët, Zaev dhe Kurti do të japin edhe një deklaratë për mediat.

 

Të fundit