Flash News

Rajoni

Rama, Vuçiç dhe Zaev do të takohen javës së ardhshme, ftesa që pritet t’i bëjnë Kosovës   

Rama, Vuçiç dhe Zaev do të takohen javës së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen javës së ardhshme.

Ata do t’i drejtojnë një ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e Shengenit Ballkanik.

Lajmi u bë i ditur nga Zaev në një konferencë të përbashkët me homologun kosovar, Avdullah Hoti në Shkup, i cili tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënia të mira fqinjësore që duhet të vazhdojnë në kultivimin edhe të mëtejshëm të tyre.

 “Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike.

Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”, tha Zaev.

Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ranë dakord që t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit të shkuar. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë.

Mini-Shengeni, sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nënkupton njohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatat fitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse.

Të fundit