Flash News

Rajoni

Raporti Greqi-Turqi, Dendias: Bisedimet nuk kanë datë skadence

Raporti Greqi-Turqi, Dendias: Bisedimet nuk kanë datë skadence
Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur për rinisjen e bisedimeve me Tuqinë. Në një intervistë me Alexandra Fotaki në Nea, Dendias e cilësoi këtë një rifillim, ndërsa bëri me dije se bisedimet nisën aty ku ishin pezulluar rreth 5 vite më parë.

"Më lejoni të filloj me një sqarim, i cili është shumë i rëndësishëm. Ky nuk është një rifillim i kërkimit, por një rifillim. Raundi i 61-të u zhvillua të hënën e kaluar. Ashtë një fakt që këto kontakte ishin pezulluar për gati pesë vjet. Në këtë takim e kapëm fillin nga e kishim lënë. Që në fillim, Greqia kishte vendosur si kriter për kryerjen e këtyre kontakteve një de-përshkallëzim në planin afatgjatë dhe abstenimin nga veprimet provokuese. Sigurisht, kishte incidente individuale

Por, në përgjithësi, mbizotëroi një qetësi relative "në terren", e cila na lejoi të pranonim fillimisht ftesën e palës turke dhe më pas të biem dakord për të mbajtur një raund të ri në Athinë në të ardhmen e afërt. Por më lejoni t'ju kujtoj se de-përshkallëzimi duhet të jetë i përhershëm. Kjo pikë përmbahet gjithashtu në Përfundimet e Këshillit Evropian dhjetorin e kaluar", ka thënë ministri grek.

Kontaktet eksploruese

Sa i përket kësaj pike ai ka thënë se bisedimet nuk janë negociata dhe nuk kanë një datë specifike të mbarimit. Sipas tij, pyetja është nëse do të gjendet një pikë për negociata të mundshme mbi caktimin e zonës ekskluzive ekonomike në Mesdhe.

"Ne duhet ta bëjmë të qartë se kontaktet nuk janë negociata dhe nuk kanë një datë specifike skadimi. Pyetja është nëse do të gjenden pika konvergjence për negociata të mundshme mbi caktimin e zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheu Lindor në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare.

Këto kontakte kanë filluar 19 vjet më parë. Prandaj është e vështirë të flasësh për përfundimin e tyre në një horizont specifik kohor. Sidoqoftë, unë do të doja të theksoja se Greqia sot, e mbrojtur në mënyrë diplomatike dhe mbrojtëse nga veprime specifike të qeverisë Mitsotakis, nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga një dialog i bazuar në të drejtën ndërkombëtare. "Ajo i afrohet atij me besim, pasi të gjithë e dinë se ajo mund të mbrojë interesat e saj kombëtarë", deklaroi ndër të tjera Dendias.

Ky i fundit foli edhe për zgjerimin e ujërave territorial, duke theksuar se është e drejta e vendit për të zgjeruar kufirin.

Më 25 janar mes dy vendeve rinisi raundi i 61-të i negociatave pas një ndërprerje pesë vjeçare. Konkurrenca për të drejtat e eksplorimit për rezervat e naftës dhe gazit është mosmarrëveshja e fundit mes dy vendeve.

 

Të fundit