Flash News

Rajoni

Raporti i ODIHR, Stano: Zgjedhjet në Serbi me shumë parregullsi

Raporti i ODIHR, Stano: Zgjedhjet në Serbi me shumë parregullsi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE -OHDIR-it, sipas të cilit u  konstatuan shkelje të shumta në zgjedhjet e fundit në Serbi.

“Raporti për zgjedhjen e hershme parlamentare konfirmon shqetësimet procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme. Raportet e parregullsive duhet të trajtohen në mënyrë transparente, duke përfshirë ato që lidhen me zgjedhjet lokale”, ka shkruar Srano në X.

Stano ka shkruar se BE-ja mirëpret që autoritetet e Serbisë shprehën gatishmërinë për të punuar me ODIHR për zbatimin e rekomandimeve.

“Nuk ka kohë për të humbur përpara zgjedhjeve të ardhshme në vend”, ka theksuar ai.

Raporti  i OSBE ODIHR-it ka konstatuar se në zgjedhjet e fundit në Serbi ka pasur blerje votash, presione ndaj punonjësve, keqpërdorim të fondeve publike, retorikë të ashpër kundër oponentëve, dhe dominim nga presidenti Aleksandër Vuçic.  

Sakaq, me konkluzionet e këtij raporti, qeveriaa nuk pajtohet.

 

 

Të fundit