Flash News

Rajoni

Raporti Turqi-Greqi, Dendias ashpëson tonet: ​​Athina zyrtare reagon si duhet dhe kur duhet ndaj provokimeve

Raporti Turqi-Greqi, Dendias ashpëson tonet: ​​Athina zyrtare reagon si
Nikos Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar ndaj 'provokimeve' të reja të Turqisë, duke i dërguar një mesazh vendit fqinj. Ai tha se Greqia nuk do të joshet nga taktikat e dukshme.

"E përsëris që vendi ynë është i sigurt. Greqia reagon si duhet dhe kur duhet. Jo kur dhe si dëshiron Turqia, veçanërisht kur e bën këtë për arsye të tilla të dukshme, madje edhe për një nxënës i shkollës fillore", tha  Dendias në Parlament.

Ai shtoi se "është i lumtur që sot, ndryshe nga e kaluara, e gjithë bota politike ka lexuar në të njëjtën mënyrë planifikimin e qartë dhe provokues turk".

Të fundit