Flash News

Rajoni

Reciprociteti i targave, Kosova dhe Serbia shkojnë sot në Bruksel për një zgjidhje

Reciprociteti i targave, Kosova dhe Serbia shkojnë sot në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, ku do të diksutohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Të dyja shtetet kanë ngritur nga një grup pune që do të ndjekë këtë problematikë. Megjithatë gjatë kësaj mbledhjeje nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Më 20 shtator, qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me tensione dhe provokime nga ana e serbisë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

10 ditë më pas, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme që parashikon fshehjen përmes letrave ngjitëse të simboleve shtetërore në targa.

Të fundit